Në Malishevë 2 të shëruar, 2 raste të reja dhe 2 të vdekur brenda 24 orëve të fundit

20 gusht 2020 | 16:09

Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës, situata me covid -19 është kjo: 2 persona janë shëruar tërësisht, janë regjistruar edhe 2 raste të reja, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 29 raste.

Dy rastet e reja të regjistruara sot, vijnë nga fshatrat Banjë dhe Marali.

Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 janë prekur 184 persona, ku 140 prej tyre janë shëruar, 29 raste mbesin aktive, ndërsa 15 persona kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tremujorin e dytë të vitit 2020, nga skema e…