![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/veliu-e-selmanaj.jpg)
Veliu dhe Selmanaj bisedojnë për agjendën legjislative
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu ka pritur në takim zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, me të cilin ka biseduar për koordinimin e aktiviteteve qeveritare, me theks të veçantë për agjendën legjislative.
Me këtë rast, Veliu ka vënë në dukje nismat ligjore që ka ndërmarrë MPB-ja, disa prej të cilave janë në procesin e hartimit dhe disa në plotësim-ndryshim.
Ai ka thënë se me këto ligje synohet të përmirësohet fushëveprimtaria e kësaj ministrie, me qëllim që të përmirësohen dhe avancohen shërbimet ndaj qytetarëve.
Gjatë këtij takimi është vlerësuar se përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohet Qeveria e Kosovës sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid-19, gjendja e përgjithshme e sigurisë në tërë vendin është brenda parametrave normal.