Daniele Orsato drejton finalen Bayern – PSG

20 gusht 2020 | 17:19

Gjyqtari italian Daniele Orsato do ta drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve në të mes Bayern Munchenit dhe PSG-së. UEFA ka zgjedhur pikërisht “bilbilin” e njohur për të ndarë drejtësi në supersfidën e së dielës në mbrëmje.

Asistentët e Orsato në fushën e blertë do të jenë Manganelli dhe Giallatini. Në dhomën e VAR-it do të pozicionohen Massimiliano Irrati dhe Marco Guida. Rumani Ovidiu Hategan, gjyqtari i katërt, dhe dy spanjollët pas portave, Perez Palomar dhe Hernandez Hernandez ,do ta kompletojnë tërë grupin e “bluzave të zeza” të finales së Ligës së Kampionëve.

Italiani i fundit që drejtoi një finale të tillë ishte Rizzoli më 2013 (Bayern-Dortmund 2-1). Më parë, këtë nder e kishin pasur italianë të tjerë si Braschi, Collina, Lanese, Agnolin dhe Lo Bello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e shoqëruar nga…