![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/ambasada-e-shba-ve-msa-ja-do-t-euml-ofroj-euml-p-euml-rfitime-t-euml-prekshme-p-euml-r-popullin-e-kosov-euml-s_hd-780x439-1.jpg)
Ambasada e ShBA-së mirëpret inkurajimin e përfaqësimit të pakicave në ushtri dhe polici
20 gusht 2020
| 17:56
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka përshëndetur përpjekjet për të inkurajuar përfaqësimin e pakicave në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe në Policinë e Kosovës (PK).
Përvoja e Amerikës dhe e shumë vendeve të tjera është se një shoqëri është më e fortë, dhe besimi midis komuniteteve mund të rritet, kur shërbimet e uniformuara pasqyrojnë popullsinë që ata shërbejnë dhe mbrojnë.