Izolohen gjashtë futbollistë te Cagliarit

20 gusht 2020 | 18:45

Jo vetëm te Roma të prekur me Covid-19. Edhe te Cagliari ka futbollistë të infektuar, madje janë katër të infektuar.

Ata janë testuar para nisjes së përgatitjeve dhe në fund Filip Bradariq, Luca Ceppitelli dhe Alberto Cerri kanë dalë pozitivë, pasi më parë kishte pasur të njëjtin fat edhe Kiril Despodov. Ky i fundit ishte infektuar gjatë pushimeve në Bullgari, kurse të tjerët në Sardenjë.

Sipas protokollit, këta futbollistë dhe dy lojtarë të tjerë që kishin qenë në kontakt të ngushtë me ta, janë izoluar për të mos rrezikuar infektimin e të tjerë personave në klub. Kjo situatë e krijuar ka bërë që edhe fillimi i përgatitjeve të shtyhet për këta lojtarë, kurse pjesa tjetër e futbollistëve pritet të zbresë në fushë dhe të stërvitet për nisjen e sezonit të ri futbollistik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media e njohur gjermane “Tagesspiegel” ka shkruar se Gjermania po…