Mbi 12 mijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

21 gusht 2020 | 08:06

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë tashmë ka kaluar mbi 12 mijë.

158 rastet e ditës së enjte e kanë ngrehur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 12 006.

Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë testuar 45 868 persona të dyshimtë për virusin SARS-CoV-2.

Edhe numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë. Deri më tani 438 pacientë kanë humbur jetën nga ky virus, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është gjithsej 7 929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 639.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Evropë, pandemia e shkaktuar nga koronavirusi i ri mund…