Edhe Payeti infektohet me Covid-19

21 gusht 2020 | 13:03

Marseille është “goditur” nga koronavirusi dhe për këtë arsye skuadra e Andre Villas Boas nuk do të zbresë në fushë për javën e parë të kampionatit. Ka shkuar në pesë numri i rasteve me Covid-19 te ky klub.

I fundit, është kapiteni dhe ylli i skuadrës, Dimitri Payet. Numri 10 i ekipit është rasti i pestë me Covid në testet e fundit, pas Jordan Amavi, Steve Mandanda, Maxime Lopez dhe Valentin Rongier.

“L’Equipe” arriti të zbulojë fillimisht se ka dhe një rast të pestë pozitiv me Covid te Marseille, ndërsa RMC ka konfirmuar se është pikërisht 33-vjeçari Payet ai që ka rezultuar pozitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është përfshirë në telashe…