Rektori Nimani bën bashkë përfaqësuesit e pesë universiteteve

21 gusht 2020 | 16:35

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka qenë bashkë organizatore e Konferencës Shkencore të 27-të Ndërkombëtare “Njohuritë për Qëndrueshmëri”, që po mbahet në qytetin e Strugës në Maqedoninë Veriore.

Nga data 21 deri më 23 gusht në Strugë të Maqedonisë Veriore është duke u zhvilluar Konferenca Shkencore e 27-të Ndërkombëtare “Njohuritë për Qëndrueshmëri” ku në cilësinë e bashkë-organizatorit, Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani ishte panelist i hapjes së konferencës dhe i cili duke iu drejtua pjesëmarrësve dhe duke i uruar për punë të mbarë të konferencës e që njëkohësisht  duke uruar që në konferencat e ardhshme rrethanat të janë më të përshtatshme dhe të jetë më e lehtë pjesëmarrja.

Koordinatori institucional i konferencës, zyrtari për marrëdhënie ndërkombëtare Denis Spahija ka cekur që ka një rritje të numrit të publikimeve nga stafi i UGJFA-së nga konferenca e mbajtur në fund vitin e kaluar dhe se kjo pjesëmarrje vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar më parë me “Institute of Knoëledge Management” nga Shkupi për bashkë organizim të konferencave shkencore ku fokusi është transferimi i njohurive dhe publikimi i hulumtimeve i stafit të UGJFA-së. Të pranishëm në këtë konferencë shkencore janë edhe pëfaqësuesi i Universitetit të Sofjes, Venelin Terziev, Rektori i Universitetit të Shkupit, Bojana Atanasovska, përfaqësuesi i Universitetit të Tiranës, Anri Hoxha, Rektori i Universitetet të Beogradit, Sinisha Zariq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Çiklizmit e Kosovës sot ka marrë lajmin e…