Hoti për Bajram Rexhepin: Do ta kujtojmë përherë si njeri me vlera të dëshmuara intelektuale

21 gusht 2020 | 17:29

Kryeministri Avdullah Hoti, ka përkujtuar ish-kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepit, me rastin e trevjetorit të vdekjes së tij.

Hoti ka thënë se Rexhepi do të kujtohet përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Sot u bënë tre vjet nga shkuarja në amshim e kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi. Atë do ta kujtojmë përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3565566743504654

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se…