Mavraj: S`mund t’u caktojmë amerikanëve përfaqësuesit

21 gusht 2020 | 18:08

Analisti politik, Muhamet Mavraj, konsideron se Kosova nuk mund t’u caktojë amerikanëve përfaqësuesit.

I pyetur lidhur me deklaratën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që “Grenell të kundërshtohet njëzëri”, Mavraj ka deklaruar se Grenell do të zëvendësohej në rast se Trump do të humbte zgjedhjet. “Ne s’mund t’ua përcaktojmë amerikanëve përfaqësuesit e tyre. Richard Grenell do të zëvendësohet nëse Trump i humbë zgjedhjet, për ç’gjë shpresj se do të ndodhë”, ka thënë Mavraj, duke shtuar se Kosova deri tani nuk ka pasur ndonjë dëm nga administrata Trump.

Sipas tij, ajo që i intereson Kosovës është në letrat e presidentit Trump: kërkesa që problemi Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Mavraj e ka quajtur kryeministrin Hoti kryeministër me legjitimitet të brishtë.

“Fuqi ligjore ka mjaftueshëm, legjitemitetin e ka të brishtë. Çfarëdo nënshkrimi I tij do të ishte i pasigurtë. Cilido kryeministër me këta numra do ta kishte pozicionin e vështirë”, ka thënë ai në emisionin “Imazh” te RTK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22.08.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…