Drita transferon Azemin

23 gusht 2020 | 16:34

Mesfushori Valmir Azemi është futbollist i ri i kampiones së Kosovës, Dritës. Drita të dielën ka njoftuar për angazhimin e Azemit, që deri më tani ka luajtur për Vushtrrinë.

Sipas vlerësimit të klubit gjilanas, Azemi ka bërë një hap të madhe në karrierë.

“Valmiri si lojtar i dalluar në mesfushë, ka bindur me paraqitjet te Vushtrria që ta ofrojmë në ekip. Do të jetë forcë shtesë në grupin tonë. Valmiri tashmë është bashkuar me ekipin dhe po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri”, ka njoftuar Drita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi do të nisë nesër grumbullimin për sezonin e ri…