Forcat amerikane u tërhoqën nga baza e saj në Irak

23 gusht 2020 | 17:13

Forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja u tërhoqën nga baza Taxhi në Irak dhe ia dorëzuan forcave të sigurisë irakiane, raportojnë media britanike.

Masa vjen vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi se do të tërhiqte trupat e mbetura amerikane nga vendi.

Paraprakisht këtë vit, Parlamenti irakian votoi për tërheqjen e forcave të huaja nga vendi.

SHBA dhe Iraku kanë mbajtur rreh 5.000 ushtarë, ndërsa aleatët në koalicionin ndërkombëtar edhe 2.500.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24…