Komuna e Prishtinës ndihmon bletarët

24 gusht 2020 | 13:53

Komuna e Prishtinë ka bërë me dije se ka bërë shpërndarjen e 800 koshereve për blertë për fermerët e  kësaj komune.  “Drejtoria e Bujqësisë në fshatin Mramor bëri shpërndarjen e 800 copë koshere bletësh, 100 centrifugë elektrike, 100 depozitorë mjalti prej 50 kg, 100 bluza bletari dhe 800 kuti ushqyese për bletë për fermerët e komunës së Prishtinës”, ka njoftuar komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti.

Sipas këtij njoftimi, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli dhe drejtori për Bujqësi, Shkumbin Gashi, kanë siguruar fermerët se përkrahja me pajisje, inpute dhe subvencione direkte në të gjithë sektorët e bujqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të…