PSG-ja në garë për Suarezin

25 gusht 2020 | 14:16

Paris Saint Germain kërkon të përfitojë nga situata e komplikuar te Barcelona, për të rrëmbyer Luis Suarez, i cili është në listën e largimeve. Trajneri Koeman i telefonoi të hënën për t’i bërë të ditur se nuk bën pjesë në planet e tij, teksa skuadra franceze e sheh uruguaianin si zgjidhjen perfekte për sulmin në sezonin e ri.

Të dyja klubet nuk kanë aspak një raport të mirë mes tyre që nga transferimi i Neymar për 222 milionë euro, por zgjidhja mund të jetë zgjidhja e kontratës nga vetë futbollisti.

Një tjetër opsion për Suarez ishte një rikthim i mundshëm te Ajax, por agjenti i tij ka mohuar një transferim të tillë. Suarez përfiton 300 mijë euro në javë, një shifër që mund të përballohet vetëm nga PSG-ja. Kujtojmë që uruguaiani shënoi 198 gola dhe dhuroi 109 asistime në 283 ndeshje me fanellën blaugrana, që nga viti 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Gentrit Kadrolli Sot jemi duke jetuar në një kohë…