1 232 të vdekur e mbi 38 mijë të infektuar në ShBA gjatë 24 orëve

26 gusht 2020 | 08:39

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar numër të madh të të infektuarve me virusin “Korona” në 24 orët e fundit. ShBA-ja ka identifikuar 38 1148 raste të reja me Covid-19, kurse kanë ndërruar jetë 1 232 persona nga ky infeksion, raporton CNN.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, ShBA-ja ka 5 777 684 raste të të infektuarve dhe 178 477 të të vdekurve. Në total përfshihen raste nga 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të ShBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.

Deri më sot 23.7 milionë njerëz në botë janë infektuar me virusin, kurse kanë vdekur mbi 814 mijë persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Gjakovës 57 pacientë janë duke u trajtuar…