Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje

26 gusht 2020 | 13:05

Në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në këtë shtet që të dalin masivisht në votime.

“Në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi, që nga Tuzi deri në Ulqin, Plavë e Gusi, kam nderin të ftoj të gjithë shqiptarët e vendit tonë mik që të dalin masovikisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre demokratik për ta përforcuar nyjen kyçe të vendit euroatlantik e ajo nyje është komuniteti shqiptarë në Mal të Zi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ahmeti ka shprehur përkrahje të parezervë dhe të fuqishme për të gjitha forcat progresive në rajon të cilat promovojnë orientimin perendimor të Malit të Zi.

“Ju uroj garë fer e demokratike dhe të jeni sa më të bashkuar për të mirën tuaj të përbashkët! Bashkë më të fortë”, ka shkruar lideri i BDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut…