Aliu: Demarkacioni me Malin e Zi, parapërgatitje për ndarje

26 gusht 2020 | 13:45

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është “parapërgatitje për ndarje të Kosovës”.

Këtë deklaratë Aliu e dha në një konferencë për media në përvjetorin e pestë të kësaj marrëveshje. “Nënshkrimi i marrëveshjes së 26 gushtit, të vitit 2015 dhe ratifikimi i saj pastaj, e sjell pyetjen logjike për atë që ndodhi në Vjenë më 25 gusht 2018, në konferencë, ku moderatori iu drejtua asokohe presidentit Thaçit se a je i gatshëm të japësh territor për marrëveshje dhe Thaçi tha ‘po’. Pra, marrëveshja për t’i dhënë Malit të Zi territor është përgatitje e terrenit për ndarje. Ndarja e iniciuar nga presidenti Thaçi arsyetohej nga bosnjëzimi dhe rreziku i tij që vinte edhe si rezultat i marrëveshjes së prillit (2013) që ai vetë [Thaçi] e kishte nënshkruar”, ka thënë deputeti Liburn Aliu.

Ai ka theksuar se gënjeshtër tjetër që përcolli këtë marrëveshje të dëmshme ishte premtimi për liberalizimin e vizave.

“Kartë kjo që u përdor edhe kur u nënshkrua marrëveshja për Zajednicën në vitin 2015. Është kërkuar që të mos miratohet kjo marrëveshje sepse nuk kishte garanci për liberalizim të vizave. Me PAN-in, liberalizimi vetëm sa na u largua edhe më tepër. LV-ja i ka kundërshtuar përherë me të gjitha mundësitë që kishte këto plane. Ne jemi dhe vazhdojmë të jemi të bindur, se njëjtë si në shekujt e kaluar, edhe më tej vazhdojnë përpjekjet për rrudhje dhe copëtim të territorit të banuar me shumicë shqiptare dhe kjo marrëveshje ishte inkurajim për vendet e tjera dhe Serbinë”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Oriola Marashi dhe futbollisti, Eros Grezda, nuk…