Mes problemeve në martesë, Kim Kardashian tregon format seksi në plazhin e Meksikës
Femra më seksi në botë, Kim Kardashian, ka treguar së fundmi linjat e saj të famshme në bikini rozë. Teksa pozonte në një foto-seksion të ri në Meksikë ajo u shfaq në super formë dhe mjaft elegante
Kanye, 43-vjeç, aktualisht është me qendër në Wyoming, ku thuhet se po punon për kandidaturën e tij për presidencë.
Kohët e fundit, martesa e çiftit ka qenë nën presion në rritje pas shpërthimeve të fundit të Kanye në rrjetin social “Twitter”. Duket se çifti është përqendruar në bërjen e gjërave, pavarësisht faktit se Kim është e vendosur kryesisht në Los Anxhelos, ndërsa Kanye kalon shumicën e kohës duke punuar në fushatën e tij në Wyoming.
“Kanye është i zënë duke punuar në muzikën e tij dhe fushatën presidenciale,” tha një burim për revistën “People”.