Presidenti kroat në Shqipëri me jahtin e Marshall Titos

26 gusht 2020 | 15:02

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq ka përdorur jahtin e Marinës Kroate dhe një helikopter ushtarak për një vizitë private te Kryeministri Edi Rama.

Sipas një portali kroat, Milanoviç ka mbërritur në Shqipëri me anijen Uchka.

Mediat kroate shkruajnë se pas largimit nga politika në vitin 2016, Milanoviç themeloi kompaninë e tij këshilluese ‘EuroAlba Advisory’, dhe në vitin 2017 u tha se ai do të këshillonte Edi Ramën në procesin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Anija me të cilën Presidenti Kroat Zoran Milanoviç mbërriti në Shqipëri ka një histori shumë të pasur.

Zoran Milanovic celebrates his win

Anija “Uchka” e cila më pare quhaj “Podgorka” fillimisht ishte anija ekskluzive e presidentit jugosllav Josip Broz Tito ku ky i fundit ka mirëpritur disa prej mysafirëve më të mëdhenjtë e historisë botërore si ish-Presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anwar al-Sadat, dhe udhëheqësi i Libisë Muammar al-Gaddafi.

Përveç shtetarëve të fuqishëm, mysafirë të tjerë kanë qënë diva të hollivudit si Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren, të cilat kanë lundruar me të edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë kur anija i kaloi Marinës në Kroaci.

Që nga ajo kohë ajo ka qënë në dispozicion të presidentëve kroatë dhe është përdorur nga Franjo Tudjman, Ivo Josipovic dhe tani nga Zoran Milanoviç.

Anija Ucka është e vetmja anije presidenciale e Marinës Kroate. Ajo është e ruajtur jashtëzakonisht mire dhe përdoret për të pritur miq ekskluzivë.

Në sallonin e saj Uchka ka një qilim të çmuar persian, i cili ka mijëra nyje thurrje në një centimetër katror. Gjithashtu ajo ka katër kabina VIP, muret e të cilave janë veshur me mëndafsh.

Jahti është i gjatë 39 metra, ka dy motorë MTU, secili me fuqi prej 1800 KW falë të cilëve arrin shpejtësinë prej 18 nyje detare. Ajo mban 1500 litra ujë rezerve 8000 litra karburant. Mund të strehojë deri 40 pasagjerë, 15 prej të cilëve janë anëtarë të ekuipazhit./kohajone/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Gonxhe Bojaxhiu, e…