Kjo është e ardhmja e Ibrahimoviqit
26 gusht 2020
| 15:15
AC Milan dhe Zlatan Ibrahimoviq do të vazhdojnë rrugën bashkë. Pritet vetëm zyrtarizimi me firmat në kontratë, por rinovimi i sulmuesit suedez është fakt i kryer.
Mediet italiane bëjnë të ditur se palët kanë arritur marrëveshjen, duke rënë dakord sa i përket termave financiarë që kishin rrezikuar qëndrimin e sulmuesit. Ky i fundit do të fitojë 6 milion euro në sezon, ndërsa janë modifikuar bonueset që ai mund të arkëtojë deri në fund të kontratës.
Në këtë mënyrë, njoftimi zyrtar për rinovimin e Zlatan Ibrahimoviq pritet të vijë nga momenti në moment.