Aliaj: Vojvoda do jetë surpriza e Serisë A

26 gusht 2020 | 16:57

Mërgim Vojvoda kreu hapin e madh në karrierë duke u transferuar nga Belgjika në një nga ligat kryesore siç është Seria A ku do të veshë fanellën e Torinos.

Përfaqësuesi i Vojvodës, menaxheri i njohur shqiptar Adrian Aliaj për “Supersport” zbulon se pse në fund zgjodhën klubin “granata”.

“Transferimi i Vojvodës në kampionatin italian është një surprizë për mua, por jam shumë krenar për këtë lëvizje, pasi bëhet fjalë për një lojtar me shumë vlera. Ishte në lojë edhe Atalanta, por zgjodhëm Torinon, pasi këmbënguli shumë më tepër dhe mendoj se bëmë zgjedhjen e duhur. Mërgimi do të jetë titullar absolut në Torino dhe Giampaolo aplikon një skemë që i përshtatet shumë atij”, ka thënë Aliaj.

“Te Mërgimi kam shumë besim që do të jetë i suksesshëm, sepse është rritur në kampionatin belg te Standardi. Nuk ka kaluar fare nga Shqipëria apo Kosova dhe është një djalë me mentalitet evropian, profesionist dhe nuk kam dyshim që do të jetë surpriza e kampionatit. Do ta shihni vetë. Transferimi i Rrahmanit te Napoli, ishte kulmi i punës tonë në ato momente, ndaj jemi shumë të lumtur me këtë marrëveshje”, u shpreh Aliaj. A do të jetë kampionati italian, parajsa e madhe e lojtarëve shqiptar, Aliaj është i bindur që shumë lojtarë nga trevat shqiptare janë të aftë të luajnë në Serinë A. “Shqiptarët kanë treguar veten në Itali dhe kanë kualitetin e duhur për të luajtur në Serinë A. Shumë shpejt do të vijnë edhe emra të tjerë këtu, pasi edhe ne po punojmë në këtë drejtim”, u shpreh Aliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…