Komiteti i Gjilanit bën thirrje për parandalimin e përhapjes së Covidit
26 gusht 2020
| 19:19
Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, pas 15 rasteve të reja pozitive, ka mbajtur mbledhjen ditore, nën kryesimin e nënkryetarit Arbër Ismajli.
Gjatë takimit nënkryetari Arbër Ismajli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për parandalimin e përhapjes së Covid-19, që t’i përdorin maskat, të kenë kujdes në higjienën personale dhe ta mbajnë distancën.
Pasqyra e përballjes me pandeminë Covid-19 në Gjilan është kjo. 794 të infektuar në total, 593 të shëruar, 170 raste aktive, 31 të vdekur, 49 të hospitalizuar dhe 26 mostra në pritje.
(Q.R / Epoka e re)