![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/GJykata-Speciale-foto-600x360-730x440.jpg)
Ish-pjesëtari i UÇK-së Skender Zhitia ftohet nga Specialja
27 gusht 2020
| 11:29
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati ka bërë me dije se sot është ftuar nga Gjykata Speciale edhe ish-pjesëtari i UÇK-së Skender Zhitia.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Zhitia do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë nga kjo sfidë. “Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar Gucati.