Gjilani s’ka frikë nga APOEL-i, kërkon kualifikimin

27 gusht 2020 | 11:32

Gjilani sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret APOEL Nicosia, derisa trajneri Gentian Mezani është optimist para kësaj sfide.

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Gjilani, të mërkurën në mëngjes në Kukës të Shqipërisë bëri testet për Covid-19. Më pas klubi nga Anamorava “aterroi” në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër APOEL Nicosia, e vlefshme për raundin e parë parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Trajneri i kësaj skuadre, Gentian Mezani, ka thënë se kjo ndeshje është me ndryshe se ajo e kaluara kundër Tre Pennes, derisa ka shfaqur optimizëm se Gjilani mund ta arrijë kualifikimin. “Unë mendoj se për nga cilësia kjo është një ndeshje tjetër dhe jo si ndaj Tre Pennes. Optimizmi është pasi në futboll mund të ndodhë gjithçka. APOEL-i është ekip me buxhet shumë më të madh se ne, por nuk është ai APOEL-i i mëparshëm. Kemi punuar në të gjitha aspektet, sidomos në atë defanziv, pasi kundërshtari ka shumë cilësi në sulm. Mendoj se gjasat janë 50-50”, ka thënë Mezani.

Edhe mesfushori Muhamed Useini ka shfaqur eptimizëm para ndeshjes që zhvillohet sot (e enjte) në Prishtinë. Useini ka thënë se nuk kanë frikë nga kundërshtari qipriot dhe se do të provojnë të luajnë për fitore. “Jemi të përgatitur. Nuk duhet të frikësohemi. Befasitë janë të mirëseardhura në futboll. Ne do të provojmë të fitojmë”, ka thënë Useini. Gjilani e mposhti në fazën preliminare të kësaj gare, Tre Pennen, me rezultat 1-3. Ndeshja në mes të Gjilanit dhe APOEL-it, e vlefshme për raundin e parë, zhvillohet sonte (e enjte) nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati ka bërë me dije se…