Rrahmani: Luaj kudo që kërkon Gattuso

27 gusht 2020 | 11:35

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, nga Hellas Verona e ka kompletuar transferimin te Napoli dhe mezi pret të fillojë këtë aventurë të re.

“Unë jam një mbrojtës agresiv, i fortë në duelet ajrore. Këto janë karakteristikat e mia kryesore”, ka deklaruar Rrahmani. “Unë kam luajtur tash në sistemin me katër mbrojtës, madje edhe në ekipin tim kombëtar. Kështu që nuk është diçka e re për mua. Unë nuk kam shënuar në sezonin e parë në Serinë A. Isha i pafat. Shpresoj të shënoj me Napolin”, ka shtuar Rrahmani.

Mbrojtësi “dardan” ka thënë se është i gatshëm të luajë në secilin pozicion që i kërkon trajneri Genaro Gattuso. “Unë mund të luaj në secilën pozitë. Jam gati të luaj në çdo rol që trajneri më kërkon”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret APOEL Nicosia,…