Zgjatet afati për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive

27 gusht 2020 | 11:41

Në mbledhjen e së enjtes Bordi Ekzekutiv i BQK-së mori vendimi për zgjatjen e afatit deri më 30 shtator 2020 për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive sipas udhëzuesit për ristrukturimin e kredive për shkak të Covid-19.

Afati i deritanishëm ka qenë më 31 gusht 2020.

“Udhëzuesi për Ristrukturimin e Kredive për shkak të Covid-19 u nxor nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 8 qershor 2020 me qëllim të vendosjes së kritereve mbi të cilat duhet të bazohet procesi i ristrukturimit të kredive në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga pandemia Covid-19, duke synuar që kredimarrësit në vështirësi financiare të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e parapara me kontratë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor. Udhëzuesi në fjalë aplikohet për të gjitha institucionet financiare të autorizuara për të ushtruar aktivitet të kredidhënies në Republikën e Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e BQK-së.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, nga…