Jep dorëheqje komisionari i BE-së për tregti

27 gusht 2020 | 12:39

Komisionari për Tregti i Bashkimit Evropian, Phil Hogan, ka dhënë dorëheqje të mërkurën vonë, pasi Qeveria e Irlandës, vendit prej nga vjen e ka akuzuar për shkelje të udhëzimeve për mbrojtje nga koronavirusi.

Hogani ka marrë pjesë në një darkë, në një fushë golfi, me më shumë se 80 njerëz, në qarkun Galluej të Irlandës, më 19 gusht.

Ai po ashtu është kritikuar për mosrespektimin e rregullave të karantinës, pasi ka arritur nga Brukseli në Irlandë.

Hogani ka thënë se nuk ka shkelur ndonjë ligj, por ka thekuar se “do të duhej të ishte më rigoroz” në zbatimin e udhëzimeve për frenimin e koronavirusit.

Në deklaratën e dorëheqjes, Hogani ka thënë se i vjen keq që udhëtimi i tij në Irlandë “ka shkaktuar shqetësime të tilla”.

“Përsëris kërkimfaljen time të përzemërt për popullin irlandez, për gabimet që kam bërë gjatë vizitës sime”, ka thënë ai.

Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ishte mirënjohëse për “punën e palodhshme të Hoganit si komisionar i Tregtisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Mërgim Vojvoda, i…