Presidenti Thaçi sjell imazhe nga liqeni i Breznës

27 gusht 2020 | 12:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” disa fotografi nga liqeni i Breznës në Sharr.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se natyra e bukur e ka hijeshuar këtë liqen, ndërsa banorët e Breznës me punën e tyre i kanë dhënë gjallëri këtij vendi.

“Mirëmëngjesi me Breznën e bukur të Sharrit. Natyra e bukur e hijeshon edhe më shumë Liqenin e Breznës. Ndërsa, banorët e vyeshëm, që kultivojnë mendrën, lulediellin dhe bimë të shumta aromatike e mjekësore, i japin fshatit edhe më shumë gjallëri”, ka shkruar Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/pcb.4237104499693210/4237101879693472/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për Tregti i Bashkimit Evropian, Phil Hogan, ka dhënë…