Zyrtarja e LV-së: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në

27 gusht 2020 | 13:21

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se kanë ende vija të kuqe për PDK-në e Kadri Veselit, ani pse këtij subjekti tashmë ia kanë kërkuar votat për mocionin që mund ta çojë në shtëpi qeverinë Hoti.

Anëtarja e kryesisë së LV-së, Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se vijat e kuqe ende nuk i kanë hequr për PDK-në.

Ajo ka thënë se me këtë subjekt nuk do të bënin koalicion. “Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se kjo parti fillimisht duhet të reformohet për të bashkëpunuar me LV-në.

“LV-ja ka vija të kuqe me PDK-në deri atëherë kur kjo parti të reformohet”, është shprehur ajo në “Kanal10”.

Haxhiu ka shtuar se me PDK-në mund të bashkëpunohet vetëm në mbledhjen e nënshkrimeve për mocion ndaj qeverisë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pretendon që shtetin duhet…