Klina, pjesë e projektit të ekonomisë së gjelbër

27 gusht 2020 | 15:37

Komuna e Klinës është bërë pjesë e projektit “Kapërcim i gjelbër-drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente”, i cili mbështetet financiarisht nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe  implementohet dy organizatat mjedisore aktive, “Balkan Green Foundation” dhe qendra “EDEN” si dhe Bashkia Has.

Ky projekt është duke vendosur një mentalitet të ri, i cila ka për synim një transformim sistematik, Inteligjent,  që hap rrugën drejt një rritjeje të qëndrueshme ekonomike dhe mbrojtje të mjedisit të dy komunave partnere.

Duke marrë parasysh që ky projekt është në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar (BNK) për mjedisin midis Shqipërisë dhe Kosovës, është vlerësuar si mjaft i rëndësishëm për komunën e Klinës, sepse do të promovojë këtë komunë dhe Bashkinë Has në Shqipëri si nismëtare të ekonomisë së gjelbër, por do të inkurajojë edhe bashkëpunimin ndërkufitar, duke krijuar kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik  jo vetëm të zonës por dhe të dy shteteve si tërësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksioni i nisur ditë më parë për dezinsektimin kundër mushkonjave…