Juve e dëshiron Messin

29 gusht 2020 | 12:38

Tashmë nuk është më një ëndërr. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të jenë së bashku në një ekip dhe këtë mund ta bëjë vetëm Juventusi. Në ditët e fundit kanë qenë ekipe nga më të ndryshmet që janë lidhur me një transferim të argjentinasit dhe tashmë janë dhe bardhezinjtë që i bashkohen garës për kapitenin e Barcelonës.

Sipas raportimit të “L’Equipe”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e kërkojnë Messin në Torinon për t’i rikthyer atyre lavdinë në Champions League, ku triumfi daton në vitin 1996. Në ditët në vijim pritet dhe oferta zyrtare drejt klubit katalanas dhe nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë do të kemi për herë të parë në histori 11 Topa të Artë në një ekip.

Përpos interesimit të Juventusit klubi favorit vazhdon të mbetet Manchester City. Një ribashkim me Pep Guardiolën e tundon 33-vjeçari dhe sipas mediave spanjolle tashmë Messi e ka gjetur akordin me klubin anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Fenerbahçes po kërkon 20 milionë euro për sulmuesin…