Të pagjeturit, Veseli: Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë trysni ndaj Serbisë për krimet

30 gusht 2020 | 14:11

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë trysni mbi Serbinë për këto krime.

Ai ka thënë se shteti serb ka përgjegjësinë direkte për këtë çështje dhe se ende mbanë në ankth shumë familje nga Kosova.

“21 vite pas përfundimit të luftës, në listën e personave të pagjetur të Kosovës ende figurojnë edhe 1647 emra. Shteti serb ka përgjegjësinë direkte dhe ende mbanë në ankth shumë familje nga Kosova, duke mbajtur të fshehura shumë informacione që ata i kanë për njerëzit e rrëmbyer e pastaj të vrarë e masakruar”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë është i pashmangshëm.

“Dhimbja dhe vuajtjet e familjeve dhe të afërmve të viktimave është tejet e madhe. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtroj trysni, që krimet e kryera nga Serbia të mos vazhdojnë të mbulohen, duke ikur nga përgjegjësitë minimale humane për të pranuar fajin dhe respektuar viktimat. Formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë është i pashmangshëm”, ka vlerësuar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi LAMA Dhe që në përfundim të luftës UÇK-ja…