Subjektet shqiptare kanë fituar dy deputetë në Kuvendin e Malit të Zi

31 gusht 2020 | 12:58

Bartësi i Listës Shqiptare për zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka bërë me dije se subjektet shqiptare në nivel shteti kanë fituar 11,163 vota, apo dy deputetë.

Ai ka thënë se krahasuar me vitin 2016, kanë rritje të votave, nga një në dy deputetë.

“Kjo dëshmon angazhimin tonë të sinqertë për të mbrojtur interesat kombëtare vetëm përmes subjekteve nacionale. Me këtë rast dua të uroj koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur dhe po ashtu i ftoj për bashkëpunim dhe bashkëveprim. Partitë shqiptare duhet me punë të përbashkët të gjejnë rrugën më të mirë për mbrojtjen e interesave kombëtare”, ka shkruar Gjeloshaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar të…