Van De Beek arrin marrëveshje me Unitedin

31 gusht 2020 | 14:06

Mesfushori Donny van de Beek sezonin e ardhshëm do të luajë në Premierë Ligë. Gazetari Fabrizio Romano raporton se holandezi ka pranuar ofertën e Manchester Unitedit dhe do të firmosë deri më 30 qershor të vitit 2025.

Edhe Ajax është bindur nga oferta dhe do të përfitojë 50 milionë euro plus bonuse. Në të shkuarën Real Madridi kishte tentuar ta transferonte mesfushorin e spikatur të Ajaxit.

Këtë verë në skenë doli edhe Barcelona dhe, sipas medieve, ishte trajneri Ronald Koeman që e donte në skuadër, por Unitedi u tregua skuadër më e shpejtë për transferimin e holandezit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet…