Nesër fillon punën Çerdhja Publike në qytetin e Lipjanit

31 gusht 2020 | 14:21

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti të hënën ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komunale, ku u raportua për rezultatet e punës javore si dhe menaxhimin e përgjithshëm në drejtoratet përkatëse.

Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga Drejtorati i Shërbimeve Publike që për çdo projekt të realizuar për asfaltim në qytet dhe në fshatra, aty ku është nevoja, t’u mundësohet qasja në rrugë të gjithë personave me nevoja të veçanta.

Po ashtu, kryetari Ahmeti gjatë kësaj mbledhje ka kërkuar nga të gjithë drejtorët përshpejtimin e përgatitjes së procedurave për furnizime dhe punë sipas kërkesave të departamenteve, në veçanti Shërbimet Publike, Arsimi dhe Shëndetësia.

Gjithashtu kërkoi nga drejtorati i Bujqësisë dhe drejtorati i Kulturës që të zhvillojnë procedurat e nevojshme për subvencionimin e bujqësisë dhe DKRS për subvencionimin e Klubeve Sportive, aktiviteteve rinore dhe kulturore etj.

e vendim të kryetarit të Komunës, nga më 1 shtator do të fillojë punën Çerdhja Publike në qytetin e Lipjanit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Drita nga Gjilani do të përballet me…