Zemaj tregon se kur do t’i marrin shtesat punëtorët shëndetësorë

31 gusht 2020 | 14:32

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, ka deklaruar se Mjekimi Qendror Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është njëri nga alternativat e fundit dhe kryesore të trajtimeve të rënda klinike të rasteve me Covid-19.

“Përmes doktorit Naim Kuqi, i falënderoj të gjithë personelin shëndetësor për punën dhe përkushtimin që treguan në trajtimin e pacientëve me COVID-19 që janë të shtrirë në këtë klinikë”.

“Kjo na e dëshmon se edhe ne mund të luftojmë pandeminë me fuqitë tona këto që i kemi. Edhe një herë nga këtu e përçojmë mesazhin për qytetarët që të kenë kujdes që të mos kemi nevojë për trajtim klinik”, ka thënë Zemaj në një konferencë për medie.

Në këtë konferencë, Zemaj ka folur edhe për shtesat prej 300 euro për personelin shëndetësor në QKUK dhe në spitale të përgjithshme.

“Personeli ka marrë një pjesë të konsiderueshme të shtesave. Me ShSKUK-në jemi duke punuar në hartimin dhe draftimin e listave të personelit shëndetësor. E kemi një marrëveshje që nga shtatori i gjithë personeli do ta ketë shtesën”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar të hënën në…