Mustafa: Institucionet s’duhet të lejojnë çmime të larta për teste të Covidit

31 gusht 2020 | 14:35

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj çmimeve të larta që laboratorët privat kanë vendosur për testet e Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve.

Sipas tij, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit.

“Virusi Covid-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para. Është një fatkeqësi me të cilën po përballen qytetarët, pa dallim.  Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës,  të atyre që janë licencuar”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, ka deklaruar se Mjekimi…