Filloi rregullimi i dhjetë rrugëve në Shkozë dhe i një rruge në Maxharrë të Malishevës

01 shtator 2020 | 11:08

Ka filluar hapja dhe rregullimi i dhjetë rrugëve në fshatin Shkozë dhe i një rruge në fshatin Maxharrë të Komunës së Malishevës.

Punimet në këto rrugë i ka parë nga afër drejtori i Urbanizmit Ahmet Morina, i cili është takuar edhe përgjegjësit e këtyre dy fshatrave.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi nga afër me punimet në rrugët që janë duke u rregulluar dhe njoftimi nga kryetarët e fshatrave Shkozë, Luan Bytyçi dhe në Maxharrë nga Muhamet Kastrati për punimet që janë duke u kryer dhe nëse ata kanë vërejtje për ecurinë e punimeve.

“Sot vizitova këto dy fshatra ky janë duke u rregulluar njëmbëdhjetë rrugë, me qëllim të informimit me ecurinë e punimeve dhe zbatimit të planit dinamik për realizimin e këtyre projekteve, pasi kemi të bëjmë një numër të madh rrugëve që janë duke u rregulluar”, ka thënë drejtori Morina, duke shtuar se të gjitha këto rrugë në Shkozë e Maxharrë, e po ashtu edhe në fshatrat tjera ku është duke u punuar pa ndërpre, janë pjesë e investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, të cilat kanë qenë pjesë e listës së investimeve kapitale të miratuar në Asamblenë Komunale.

“Të gjitha këto rrugë financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës”, ka deklaruar drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor…