![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/e-rrallë.jpg)
Elon Musk prezanton derrin me mikroçip elektronik në tru
01 shtator 2020
| 11:14
Elon Musk ka prezantuar derrin e quajtur Gertrude të cilit i është implantuar një mikroçip “regjistrues” në tru, me të cilin manjati i teknologjisë demonstron planet ambicioze për ndërlidhjen e trurit të gjallë me makinerinë.
“Është si një copë e vogël në tru me tela shumë të vogla”, ka pohuar milioneri sipërmarrës në një koment, të cilin kompania e tij ‘Neuralink’ ka nisur ta testojë te njerëzit.