Jasharaj dhe Shala bisedojnë për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor në kryeqytet

01 shtator 2020 | 13:28

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, janë takuar në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) të Prishtinës me drejtoreshën Shpresa Shala.

Temë kyçe e bisedës në këtë takim ishte rrjedha e përgatitjeve që janë dhe po bëhen në institucionet arsimore të kësaj komune për nisjen e vitit shkollor më 14 shator.

Drejtoresha Shala është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin korrekt me SBAShK-un dhe ka treguar për angazhimet e shumta që janë bërë gjatë gjithë verës në përgatitjen e udhëzimeve konkrete në institucionet arsimore.
Ajo ka vlerësuar se falë përkushtimit të DKA-së, drejtorëve dhe stafit dhe gjithë të punësuarve në shkolla e institucione të tjera janë bërë përgatitje të nivelit më të lartë të mundshëm dhe se 14 shatori do t’i gjejë të përdatur për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Ndërsa përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë përgëzuar drejtoreshën Shala për angazhimet dhe arritjet.
Ata kanë falënderuar Shalën për bashkëpunimin korrekt me SBAShK-un në përpjekjet e përbashkëta në shërbim të arsimit.

Jasharaj dhe Ymeri i janë drejtuar drejtoreshës Shala me lutjen që mësimdhënësit e kësaj komune të lirohen gjatë këtij viti shkollor nga obligimi i shënimit të orëve mësimore në ditarët elektronik, duke i shënuar ato në ditarët klasik.

Drejtoresha Shala ka aprovuar kërkesën e SBAShK-ut që nesër (e mërkurë) ajo me përfaqësues të kësaj sindikate të vizitojnë ndonjë nga institucionet arsimore për të parë nga afër përgatitjet dhe angazhimet që janë duke u bërë me qëllim të përgatitjes për fillimin vitit të ri shkollor.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar…