Mustafa priti në takim përfaqësueset e shoqatës së grave fermere “Alba”

01 shtator 2020 | 16:14

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa sot priti në takim përfaqësueset e Shoqatës së grave fermere “Alba”.

“Në takim Ministri Mustafa ka theksuar rëndësinë e kësaj shoqate të grave fermere, të cilat na ofrojnë ushqime tradicionale dhe vendore në tavolinat tona, nga toka jonë. Në anën tjetër, përfaqësueset e shoqatës së grave fermere “Alba”, kanë falënderuar ministrin Mustafa për mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e MBPZhR.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Tiranë,…