Sulm kibernetik ndaj Parlamentit norvegjez

01 shtator 2020 | 16:37

Llogaritë e postës elektronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve të Parlamentit të Norvegjisë janë hakuar, si pjesë e një sulmi kibernetik që ka ndodhur në ditët e fundit, raporton “Reuters”.

“Në bazë të analizës sonë, sasi të ndryshme të të dhënave janë shkarkuan”, ka njoftuar Parlamenti i Norvegjisë nëpërmjet një deklarate, pa identifikuar deputetët apo stafin e prekur nga sulmi kibernetik.

Autoriteti Norvegjez i Sigurisë Kombëtare (NSA) ka ndihmuar për të ndalur sulmin.

“Ne kemi qenë të përfshirë për disa ditë, po e ndihmojmë parlamentin me analiza dhe asistencë teknike”, ka thënë zëdhënësi i NSA-s, Trond Oevstedal.

Ende nuk janë dhënë informacione se kush qëndronte pas sulmit kibernetik.

Përpjekjet për të ndaluar sulmin patën “një efekt të menjëhershëm”, ka thënë Marianne Andreassen, një zyrtare e lartë e Parlamentit norvegjez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare zbriti sërish në fushë për seancën e dytë…