Lewandowski më i mirë se Ronaldo

01 shtator 2020 | 17:03

Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich, ka dhënë një intervistë për Bild në Gjermani dhe mes shumë pyetjeve ka qenë edhe ajo për të krahasuar sulmuesin Robert Lewandowski me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon.

“Roberto Lewandowski do të jetë më i fortë se Cristiano Ronaldo i tanishëm, kur të jetë 35 vjeç”, shprehet legjenda e Gjermanisë dhe bavarezëve. Nuk mund të mos flitej edhe për triumfin në Champions League.

“Bayern dhe Juventus janë të uritur për të fituar trofe ndërkombëtarë. Champions League është trofeu më i vështirë për t’u fituar, pasi mjafton gabimi më i vogël që të eliminohesh. Vitet e fundit kemi luajtur katër finale dhe dy prej tyre i kemi fituar. Gjithsesi, të fitosh titullin kurrë nuk është e lehtë, për asnjë ekip”, ka përfunduar Karl-Heinz Rummenigge.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka bërë me…