Kualifikohet Denveri, Bostoni mposhti sërish Toronton

02 shtator 2020 | 14:26

Denver Nuggets ishte skuadra e radhës që siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të “play-off”-it dhe për në gjysmëfinalet e konferencës së Perëndimit.

Skuadra nga Colorado triumfoi në përballjen e 7-të ndaj Utah Jazz me rezultatin e ngushtë 80-78, duke siguruar kualifikimin 4-3 me ndeshje. Më i miri mbi parket për Denverin ishte Nikola Jokiq me 30 pikë 14 rebound dhe 4 asistime.

Në fazën tjetër Denveri do të ketë përballë Los Angeles Clippers. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të mbrëmjes atë për fazën çerekfinale mes Boston Celtics dhe Toronto Raptors, arriti të triumfonte sërish Bostoni me rezultatin 102-99, falë edhe 34 pikëve të shënuar nga Jason Tatum.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të mbledhjes së radhës së dy qeverive tona,…