Haradinaj: Aleanca dhe njerëzit e saj nuk do ndalen asnjëherë nga rruga kombëtare

02 shtator 2020 | 14:17

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar sot ish-ushtarin e UÇK-së, Brahim Mehmetaj.

Me këtë rast, Mehmetajt ia ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se AAK-ja dhe njerëzit e saj  nuk do ndalen asnjëherë nga rruga kombëtare.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Brahim Mehmetaj nuk ishte vetëm luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kontribuoi në ndërtimin e vendit me të gjitha forcat e tij.

Brahimin, i cili iu bashkua vite më parë vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe që udhëheq me degën e Prishtinës, e vizitova sot në shtëpi.

Për kontributin e tij për liri dhe shembullin e mirë që e dha gjatë jetës së tij, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Aleanca dhe njerëzit e saj, nuk do ndalen asnjëherë nga rruga kombëtare, shteti i fortë, i udhëhequr nga njerëzit e ndershëm, guximtarë e të përgjegjshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat…