Kryeministri Rama nuk i fsheh aspiratat për mandat të tretë

02 shtator 2020 | 14:30

Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste Edi Rama nuk e fsheh dëshirën e tij për të fituar një mandat të tretë duke fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill-maj të vitit të ardhshëm.

“Shqiptarët sot nuk kanë një alternativë më të mirë se PS, as një kryeministër më të mirë se unë,” tha Rama pas takimit të një grupi parlamentar në të cilin u përcaktuan përgjegjës për aktivitetet zgjedhore në të nëntë qarqet.

Ai shton se nuk ka vend për vetëkënaqësi dhe se shqiptarët meritojnë dhe duhet të kenë më shumë.

“Shpesh pyes veten dhe pyes të tjerët nëse mund të kishim bërë më shumë sesa kemi bërë deri më tani? Pa dyshim që po. Për sa kohë që jam këtu dhe kam ndërmend të kërkoj një mandat tjetër në fund të këtij, jam i bindur se do të bëj edhe më shumë. Unë jam i gatshëm t’u dëshmoj shqiptarëve se kam një dëshirë, ambicie dhe vullnet edhe më të madh për të bërë më shumë për ta. Dua që ju të jeni gati të bëni të njëjtën gjë”, tha Rama.

Ai oponentin e tij politik, Partinë Demokratike e quajti humbës kronik.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u mbajtën në 26 qershor të vitit 2017, në të cilën koalicioni i majtë i kryesuar nga Socialistët e Ramës fitoi zgjedhjet për të dytën herë me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denver Nuggets ishte skuadra e radhës që siguroi një biletë…