Tahiri kërkon konsensus për Ligjin e pagave

02 shtator 2020 | 14:46

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë vizitës në Komunën e Ferizajt ka thënë se do të angazhohet që të ndryshohet Ligji për financim të pushtetit lokal, derisa ka theksuar se Ligji për pagat duhet të kalojë.

Përveç takimit në komunë, Tahiri i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu kanë vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Para mantelbardhëve, Tahiri është zotuar se do të punojë fortë që Ligji i pagave të futet në zbatim së paku vitin e ardhshëm.

“Ky ligj (për paga) duhet të kalojë. Kam pasur takim edhe me kryeministrin por edhe me ministren e Financave por ky ligj për të kaluar na duhet një dakordim mes partive politike mos të thuhet që ky ka qenë ligj elektoral e pastaj në Kuvend të rrëzohet, në këtë temë duhet të kemi konsensus. […] Ne kemi vendosur me kryeministrin të kemi hierarki, sektor për sektor, pagën më të lartë dhe më të ulët për pozitat publike, shëndetësi, arsim. Nëse mundemi ta dërgojmë (në Kuvend) së paku deri nga fundi i vitit dhe me pa nëse mund ta fusim vitin e ardhshëm në zbatim por që nuk e garantoj”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se do të angazhohet shpejtë që të bëhen ndryshime edhe në Ligjin për financa të pushtetit lokal, për të cilin ka thënë se është i skaduar dhe problem për ofrim të shërbimeve nga komunat.

Ndërsa kryetari i Komunës se Ferizajt, Agim Aliu, ka theksuar se të gjitha nivelet e shërbimeve mjekësore në këtë komunë kanë tejkaluar çdo sfidë në ballafaqimin me pandeminë Covid-19.

Aliu ka thënë se zëvendëskryeministri Tahiri është zëri më mbështetës i nivelit lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka njoftuar se…