Cabanas: Objektivi kryesor është kualifikimi

02 shtator 2020 | 14:47

Trajneri spanjoll i Besa Famgas, Javier Cabanas ka vlerësuar se Bosna Vispak Visoko është kundërshtar i kalueshëm. Besa takohet me Bosnan në raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Të dy ndeshjet luhen në nëntor, kurse zhvillimi i ndeshjes së dytë në Pejë është përparësi për kampionin e Kosovës.

“Nuk di shumë gjëra për Bosna Visokon në këtë moment. Është ekipi i tretë në Bosnjë dhe mendoj se kemi shanse të fitojmë këto ndeshje eliminatore. Mendoj po ashtu se ka pasur ekipe më të vështira të mundshme në short. Ndeshjen e dytë do ta luajmë në shtëpi dhe kjo është mirë për ne. Objektivi ynë kryesor është të fitojmë eliminatoret dhe të luajmë në raundin e tretë. Në ditët e ardhshme do të kemi më shumë informata për kundërshtarin”, ka thënë Cabanas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë vizitës në…