Inspektohet punimet e disa projekteve në Prizren

02 shtator 2020 | 15:38

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë inspektimin e punimeve në kanalet e ujërave atmosferike, kanalizimit të ujërave të zeza, të rrugëve lokale dhe ato të ndriçimit publik në Krushë të Vogël, me ç’rast operatori ekonomik është urdhëruar për sanimin e gjendjes.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton se projektet e radhës do të sinkronizohen për të qenë në përputhje me kërkesat e banorëve të këtij fshati”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Po ashtu, kjo komunë ka njoftuar se inspektorati komunal në bashkëpunim me  inspektoratin e komunikacionit nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kanë organizuar një aksion me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për të mos parkuar dhe për të mos hyrë në  Qendrën Historike të Prizrenit, pa e marrë lejen nga organet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të rregullimit të ndriçimit publik në fshatrat e…