Pefqeli dhe Hasanaj rikthehen te Prishtina

02 shtator 2020 | 17:39

Mërgim Pefqeli dhe Donat Hasanaj janë rikthyer në klubin e Prishtinës.

Pefqeli pas një viti të kaluar te Llapi, ndërsa Hasanaj pas gjashtë muaj të kaluara te Drita dhe gjashtë muaj te Flamurtari.

Pefqeli dhe Hasanaj njihen si dy futbollistë që kanë kaluar të gjitha kategoritë tek shkolla e futbollit F.C. Prishtina, të vlerësuar dhe konsideruar ndër më të dalluarit nga kjo shkollë.

Pefqeli pas rikthimit deklaroj: “Ndjenja e rikthimit është shumë e mirë sepse u ktheva tek klubi i zemrës dhe fëmijërisë . Të bartësh fanelën bardhë e kaltër është nderi i madh, veçanërisht për mua . U ktheva ngase e ndjeva vetën të obliguar të ndihmoj klubin qe titulli kampion të kthehet në Prishtinë sepse tifozeria që e kemi e meritojnë ti shpërblejmë pas shumë vitesh. Unë ju premtoj qytetarëve të Prishtinës dhe tifozëve tanë të flaktë “Plisave” që do të jap 100 % nga vetja ime, që t’ia kthejmë nderin dhe madhështinë klubit duke kthyer titujt në kryeqytet.

Hasanaj pas rikthimit deklaroj: “Rikthimi në klubin ku mora hapat e parë si futbollistë është emocionues dhe shumë sfidues njëkohësisht, pasi që ndjehesh i obliguar të japësh gjithmonë më të mirën nga vetja, pasi që bëhet fjalë për klubin e zemrës dhe njëherit klubin më të madh në Kosovë. Prishtinës është vështirë t’i thuash jo. Çdo futbollist ëndërron që një ditë të vesh fanellën e Prishtinës, sidomos për ne që kemi kaluar gjitha moshat dhe jemi rritur këtu. Klubi është emblema e qytetit dhe njëherit shpirti i saj. Kemi nevojë të madhe për mbështetje që të arrijmë objektivat së bashku. Shpresojë qe këtë vit titullin e kampionit ta kthejmë ne Prishtinë bashkë me “Plisat” të cilët në çdo moment janë afër nesh dhe klubit”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka…